“Sabotim i trefishtë në OKB”, Trump kërkon hetime dhe arrestime: Deshën të më shkatërrojnë momentin!

“Sabotim i trefishtë në OKB”, Trump kërkon hetime dhe arrestime: Deshën të më shkatërrojnë momentin!

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kombet e Bashkuara për një “sabotim të trefishtë”, pas një sërë incidentesh të pazakonta që shoqëruan fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se “një turp i vërtetë ndodhi në OKB”, duke listuar jo një, por “tre ngjarje shumë të dyshimta” që sipas tij synonin të prishnin momentin e tij në skenën globale. Sipas presidentit amerikan, gjithçka nisi me ndërprerjen e papritur të shkallëve lëvizëse që do të transportonin atë dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në hyrjen e selisë së OKB-së. “Ishte një moment i rrezikshëm, mund të binim përpara me fytyrë mbi hekurat e ashpër të shkallëve”, tha Trump. Më pas, gjatë fjalimit nga podiumi i famshëm me...