Shfaqja “Fundjava magjike” në Teatrin Eksperimental, një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim

Shfaqja “Fundjava magjike” në Teatrin Eksperimental, një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim

Shfaqja “Fundjava magjike” këtë sezon artistik premierë për fëmijët, një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim. Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgli” një shfaqje e mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe emocione. Teksti dhe regjia në shfaqjen “Fundjavën magjike” për fëmijë janë nga Kleard Gërmenji. Në rolet interpretojnë Adriana Tolka, Klodian Çelmeta, Fabiana Proi, Shandi Ismailaj. Në një botë ku të dukurit vlen më shumë se të ndjerit, dy fëmijë motër dhe vëlla kanë humbur në ekranet, që kanë filluar të ndriçojnë më shumë se zemrat e tyre. Por në një fundjavë magjike, diçka e pazakontë do të ndryshojë gjithçka. Kur fëmijët takojnë Njeriun Llamarinë, që është në kërkim të zemrës së tij fillon një udhëtim magjik që i çon përtej pamjes, përtej klikimeve,...