Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Anëtarësimi i Kosovës në OKB, një akt drejtësie”, Begaj: E ardhmja e rajonit qëndron te bashkëpunimi
Shqipëria është një vend i përkushtuar ndaj paqes, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vlerave demokratike, me një vizion të qartë për një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme. Kështu u shpreh të mërkurën presidenti Bajram Begaj në debatin e përgjithshëm të mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, SHBA. Kreu i shtetit e konsideroi OKB-në si një platformë universale për dialog dhe bashkëpunim, duke shtuar se Shqipëria është e angazhuar për zgjidhje diplomatike të konflikteve. Në këtë kontekst, presidenti Begaj dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe kërkoi përfundimin e luftës në Gazë. “Ne shprehim mbështetjen tonë për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit për marrëveshjen e armëpushimit që do të çojë drejt përfundimit të përhershëm të armiqësive dhe sigurimin...