Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
Diddy po përballet me një padi të re, pak para shpalljes së dënimit të tij. Sipas raporteve të TMZ, stilisti dhe ish-partneri i reperit, Deonte Nash, e akuzon atë për sulm seksual. Dokumentet e gjykatës tregojnë se avokatët e Nash argumentojnë se Diddy shndërroi ëndrrën e tij për t’u bërë stilist i famshëm në një makth, një makth që, sipas tyre, Nash ishte “i detyruar ta duronte pothuajse çdo ditë” gjatë dekadës që punoi për të. Avokatët e tij shtojnë se: “Tmerret që përjetoi Nash vazhdojnë ta përndjekin edhe pas përfundimit të partneritetit të tyre.” Padia akuzon Diddy për një sërë abuzimesh seksuale dhe fizike gjatë marrëdhënies së tyre profesionale, përfshirë ngacmime verbale dhe seksuale, trafikim, kërcënime për jetën dhe integritetin fizik, mbikëqyrje, dhe manipulim...