Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Punimet e Asamblesë së OKB/ Ministrja Spiropali: Ndjej përgjegjësi të madhe për besimin që mu dha nga kryeministri
NEW YORK- Drejtuesi i emisionit “Real Story” dhe gazetari Sokol Balla ndodhet në New York, ndërsa ka ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në një moment delikat gjeopolitik botëror. Ai ka biseduar me ministren Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila flet për herë të parë, pasi u emërua në krye të kësaj ministrie. Ajo shprehet se ndihet dyfish e emocionuar pas kthimit në SHBA, pasi ka studiuar dhe punuar për disa vite atje. Ajo e konsideron si përgjegjësi të madhe besimin që kryeministri Edi Rama i dha për drejtimin e kësaj ministrie. Ministrja Spiropali theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment të mirë sa i takon procesit të integrimit në familjen e Bashkimit Evropian. Kryediplomatja e Shqipërisë shprehu konsideratat e saj për dy nga zonjat socialiste, të cilat...