Gazetari Sami Neza ka komentuar fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një shfaqje të zymtë dhe larg çdo shenje optimizmi për garën elektorale në Tiranë. I ftuar në një intervistë televizive, Neza u shpreh se një element kyç i fjalimit ishte ndarja e figurës së Erion Veliajt nga aspekti politik dhe ai ligjor, duke thënë se Rama ka vendosur ta “djegë” politikisht ish-kryebashkiakun e Tiranës.
Sami Neza:
Ishte një shfaqje e zymtë. Në të gjitha fytyrat e pjesëmarrësve shihej një mungesë optimizmi. Shumë larg shënimit të fillimit të një gare elektorale për Tiranën. Është e lexueshme mënyra sesi secili prej tyre e dëgjonte apo ndiqte kryeministrin edhe frika që secili prej tyre ka për të ardhmen e tij politike, por edhe jo vetëm politike.
Unë mendoj se çfarë është thelbësore sot në fjalimin e zotit Rama. Çështja e ndarjes së figurës së Erion Veliaj si figurë politike dhe si figurë problematike me ligjin. Edi Rama, përfundimisht ka vendosur ta djegë politikisht.
Është përmbyllur likuidimi politik i Erion Velisë, por Rama pati një tekst përmes së cilit është diskutuar ajo më herët që i ofron garancinë në mosmarrëveshje Erion Veliaj në raport me gjykatën, në raport me prokurorinë. Si rrallë herë, Rama ka sulmuar në mënyrë të tërthortë drejtësinë sot, me gjysmë tekst. Por duke e dëgjuar atë gjysmë tekst është shumë e lehtë të marrës parasysh ose të mendosh se cila është pjesa tjetër e tekstit që nuk u tha prej tij. Dhe në këtë pjesë, duket që Rama ka vendosur të nxitë drejtësinë për t’ia lehtësuar rrugën ligjore Erion Veliaj.
Pra, kemi një përcaktim të Ramës në raport me menaxhimin e bashkisë, në raport me një menaxhim që ka rezultuar të jetë i dobët, të jetë i keq, jo funksional, të mos plotësojë nevojat e qytetarëve sidomos gjatë muajve kur Veliaj nuk ka qenë në krye të bashkisë, por duket qartë që nuk janë shumuar që ai nuk ka qenë në krye të bashkisë dhe një strukturë e mirëmenaxhuar mund të funksionojë si e tillë.
“Fjalimi i Kryeministrit, shfaqje e zymtë”/ Gara elektorale, reagon gazetari: Rama i dha fund Veliajt
