Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Sulm me armë në një ndërtesë qeveritare në SHBA, dy të vdekur dhe tre të plagosur
                            Dy persona u vranë dhe tre u plagosën në të shtënat me armë zjarri në një zyrë të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së në Dallas të Teksasit, të mërkurën në mëngjes. Autori i krimit qëlloi veten, dhe një person që ndodhej brenda ndërtesës kanë të vdekur. “Hetimi paraprak arriti në përfundimin se një i dyshuar hapi zjarr ndaj një ndërtese qeveritare nga një ndërtesë ngjitur”, tha policia në një deklaratë. “Dy persona u dërguan në spital me plagë nga të shtënat me armë zjarri. Një viktimë vdiq në vendngjarje. I dyshuari ka ndërruar jetë”, shtoi deklarata. BREAKING: A shooting just took place at a Texas ICE facility. The sniper, firing from a rooftop, later died from a self-inflicted gunshot, according to Fox. DHS...