Akuzat për tenderin 3 milionë lekë/ SPAK merr të pandehur Erion Isai dhe 6 zyrtarë të Bashkisë

Në prag të parashkrimit të hetimit të nisur në 7 tetor 2020, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një ditë më parë akuzën për dyshime për ‘shkelje të barazisë në tendera’ kryebashkiakut të Ersekës Erion Isai.

Së bashku me Isain, u është komunikuar e njëjta akuzë edhe 6 punonjësve të prokurimeve në këtë bashki, ndërsa hetimet lidhen me një tender me vlerë 3 milionë lekë, bërë për ujësjellësin e Kozelit.
Akuza i është komunikuar ditën e djeshme kreu të bashkisë nga një hetues i BKH. Hetimet janë iniciuar pas denoncimit të bërë në SPAK nga inxhinieri Romeo Nazarko, e më pas po ashtu nga një avokat i cili pretendon se në këtë tender është favorizuar nga bashkia Entela Cano, si subjekt mbikëqyrës.
SPAK ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa të dhënat paraprake janë siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, siguruar nga grupi i hetimit.