Shkarkimi i Erion Veliajt/ Analisti Zekthi: Kryebashkiaku donte të përdorte detyrën për tu mbrojtur nga akuzat

Shkarkimi i Erion Veliajt/ Analisti Zekthi: Kryebashkiaku donte të përdorte detyrën për tu mbrojtur nga akuzat

I ftuar në një emision, analisti Fitim Zekthi i cili diskutoi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut ditën e djeshme. Ai tha se Veliaj mund ta ketë përjetuar si një thikë pas shpine dhe se si procedurë ka qënë e vonuar pasi ai prej shtatë muajsh nuk ndodhet jashtë funksioneve të bashkisë. Sipas Zekthit Veliaj nuk është larguar nga posti i kryebashkiakut pasi ka përdorur edhe detyrën e tij që të mbrohej nga akuzat. “Zoti Veliaj mund ta ketë përjetuar si një thikë pas shpine. Mund të them se ishte e vonuar sepse ai ishte prej shtatë muajsh jashtë funksioneve të bashkisë. Ai duhet të ishte larguar prej kohësh. Kur ti ke një akuzë për korrupsion dhe fshehje provash janë akuza shumë...