Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro/ Dyshime se është i përfituar nga trafiku i drogës

Sekuestrohet në Tiranë “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro/ Dyshime se është i përfituar nga trafiku i drogës

Një automjet tip “Ferrari” është sekuestruar nga policia e Tiranës. Automjetit që është me vlerë rreth 600 000 euro, dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Në hetim është vënë edhe drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale në Turqi. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Red”. Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi. Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar. Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast. Në vijim të hetimeve, me...