Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulmet ruse lënë Harkivin në terr, Ukraina bombardon një rafineri në Rusi
Ukraina e ka goditur një nga rafineritë më të mëdha të Rusisë për herë të dytë brenda një jave, ndërkohë që sulmet ajrore ruse gjatë natës lanë në terr qytetin verilindor ukrainas, Harkiv. Kompleksi petrokimik Salavat në Bashkortostanin qendror, i kontrolluar nga gjiganti energjetik rus Gazprom, u godit nga dronët ukrainas, tha guvernatori rajonal Radiy Khabirov, duke shtuar se autoritetet po vazhdojnë t’i vlerësojnë dëmet. Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) konfirmoi për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL) se dronët e tij kryen sulmin. Burimi shtoi se, si pasojë e sulmit, shpërtheu një zjarr në zonën e Salavatit. Fotografi dhe video të shpërndara nga përdorues në kanalet ukrainase dhe ruse të Telegramit shfaqin një shtëllungë të madhe tymi të...