Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Doli numri i ri i revistës “Jeta e Re”
Posa ka dalë në qarkullim numri i dytë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me një ligjëratë të nobelistes Olga Tokarczuk me titullin “Puna e Hermesit ose si e shpëtojnë përkthyesit çdo ditë botën”, kurse në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Përgatitja e valixheve” i Binak Kelmendit, “Braktisësi i përsosur” i Adil Ollurit, “Menoku, hereziak” i Azem Qazimit, “Udhëtari i autobusve” i Ballsor Hoxhës, “Ngashnjim” i nobelistit I.M.G. Le Clezio, “Fallxhorja” i shkrimtarit të njohur brazilian, J.M. Machado de Assiss dhe “Dhoma e kyçur” i Ottessa Moshfegh. Ndërkaq, me nga një cikël poezish prezantohen Kujtim M. Shala, Xhavit Beqiri, Fatmire Duraku, Nicolas Waquet, Stefen Popp dhe Maria Wine. Në rubrikën Intervista vjen kritiku dhe studiuesi i mirënjohur i...