Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës së punimeve është 24 muaj.Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.Në garë morën pjesë 14 operatorë që paraqitën veçmas ofertat ose si bashkim operatorësh, por të cilët janë skualifikuar për mospërmbushje të kritereve.Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë argumentuar arsyet e skualifikimit për çdo ofertë të paraqitur.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “Salillari” sh.p.k, pasi oferta e paraqitur rezulton anomalisht e ulët.Skualifikohet oferta e paraqitur nga operatori ekonomik “A.N.K” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka plotësuar kriterin sipas pikes 2.3.4 * Operatori ekonomik për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë edhe stafin mbështetës (jo domosdoshmërisht drejtues teknik në licencën e shoqërisë), sipas kerkesave te DST.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ALBAVIA & JOOS KRASNIQI-BAZE” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -OE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “EUROTEOREMA PEQIN” & “NOVA CONSTRUCTION GROUP” & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “ВАМІ НOLDING” & “NDREGJONI” & “RAFIN COMPANY” & “UDHA” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e vecanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “G.P.G Company & SENKA ” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme.Skualifikohet oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “BE-IS” &”ERGI” & “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.p.k, pasi nuk përmbushin kriteret e veçanta të kualifikimit të përcaktuara në DST, kjo në kundërshtim me nenin 77 “Kërkesat për kualifikim” të LPP-së, konkretisht: -BOE nuk ka arritur të dëshmojë që plotëson kriterin sipas pikës 2.3.1 *Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme. ProjektiPavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.“Referuar kërkesave, zgjidhja e gjeometrisë së nyjës dhe segmenteve rrugore për objektin e kontratës “Studim Projektim “Ndërtimi I Nyjës që lidh Rrugën e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”” përfshin realizimin e një nyje në disnivel, e cila siguron aksesin e rrugës së Laknasit me autostradën Tiranë-Durrës.Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).Lidhja e rrugës kryesore dhe të Laknasit me këtë segment rrugor, realizohet nëpërmjet rampave përkatëse, tëe cilat sigurojnë parametra gjeometrike të duhura, për lëvizshmëri të sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degët e rampave do ketë gjerësi të pjesës kaluese jo më të vogël sesa 6 m dhe pjerrësi gjatësore jo më të madhe sesa 7- 8%” thuhet në dokument. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Faza III Tiranë-Durrës, shpallet fituesi për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas
