Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Topalli flet me Berishën, Korreshi rrëmben vëmendjen me ‘burrin’ e Diellës, çfarë nuk u pa sot në Kuvend
Në seancën e kësaj të mërkure që zgjati 1 orë e 30 minuta, pas shumë debatesh, opozita dhe mazhoranca miratuan kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Jozefina Topalli, e cila mbajti fjalimin e parë në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, kthehet pas të diskutojë me Sali Berishën. Vëmendjen e mori deputeti Sajmir Korreshi, i cili zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare. Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një “tru” kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.