Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë 50-vjeçari
Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë paradite në minierën e Bulqizës. Rreth orës 11.30 minuta, dyshohet se është aksidentuar në një subjekt minerar shtetasi K.D, rreth 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt. “Me datë 24.09.2025, rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt”, njofton policia. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.