Vaksinimi kundër gripit, Tomini jep udhëzimet: Ja hapat që duhet të ndiqni

Vaksinimi kundër gripit, Tomini jep udhëzimet: Ja hapat që duhet të ndiqni

280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Përmes një video të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini, drejtoresha e ISHP-së bën apel që qytetarët të bëjnë vaksinën kundër gripit. “Me fillimin e sezonit të vjeshtës janë të pranishme dhe infeksoionet respiratorë. Personat obezë, policia e shtetit, mësuesit, personeli shëndetësorg ratë shtatzëna, fëmijët mbi 6 muaj- duhet të bëjnë vaksinën. Kryeni vaksinën në kohë që te jemi në një sezon sa më të mbrojtur dhe të kemi sa më pak forma të rënda të gripit”, tha Eugena Tomini. Ajo që vlen të theksohet është risia e këtij viti, ku nëpërmjet e-albania të gjithë qytetarët mund të rezervojnë datën dhe orën...