Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kush e realizoi fotografinë historike të Isa Boletinit 111 vjet më parë?
Fotografia historike e Isa Boletinit është realizuar në Durrës në vitin 1914, nga ushtarët e Misionit holandez. Trupat holandeze në krye me kolonelin Tomson, ishin pjesë e Misionit ndërkombëtar për vendosjen e paqes në Shqipëri, e cila copëtohej nga fqinjët. Kështu ka shkruar, kohë më parë, përmes një postimi bashkangjitur edhe këtë fotografi historike të Isa Boletinit, gazetari, Bajram Mjeku. Ushtarët holandezë në Shqipëri realizuan rreth 150 fotografi, të cilat shenjuan periudhën më dramatike të themelimit të shtetit shqiptar. “Këtë postim e bëj për respekt të heroit kombëtar Isa Boletini, i cili 108 vjet më parë ra në një pritë të organizuar mirë në Podgoricë. Ai dhe familjarët që po e shoqëronin, u vranë vetëm pak ditë mbasi trupat e Perandorisë Austro-Hungareze u vendosën në Shqipëri”,...