Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humbi kontaktet 2 ditë më parë, gjendet një 60-vjeçar i pajetë në kufirin grek
Një 60-vjeçar nga Erseka është gjetur i pajetë në kufirin grek. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60-vjeçari nga Erseka punonte në Greqi si çoban, ndërsa ka humbur kontaktet me punën e tij prej datës 22 shtator dhe është deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit. Ai u gjet ditën e sotme i pajetë në afërsi të fshatit Gramoz, në tokë greke ndërsa do të kryhen veprimet nga ana e autoriteteve të shtetit fqinj.