Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër në seancën plenare të Kuvendit, duke kërkuar sqarime për bazën ligjore mbi të cilën u lejua të flasë ministrja virtuale “Diella” dhe mënyrën se si është pasqyruar fjala e saj në procesverbalin zyrtar të seancës.
“Me thoni bazën ligjore me të cilën foli Diella. Me çfarë statusi zbardhni fjalën e saj në procesverbal? Nëse doni të talleni me veten, bëjeni, por ne nuk do ju lejojmë të talleni me shqiptarët,” u shpreh Xhixho.
Ajo kërkoi që deklaratat e deputetes së mazhorancës të hiqen nga procesverbali, duke e konsideruar të papranueshme përfshirjen e tyre pa një bazë të qartë ligjore.
“Hiqni fjalën e Diellës nga procesverbali” tha Xhixho në ndërhyrjen e saj.
/vizionplus.tv
