Gjyqi për shpifje ndaj Xhelal Mziut/ Deputeti Agron Malaj e ka paditur për një deklaratë në fushatën e 11 majit

Gjyqi për shpifje ndaj Xhelal Mziut/ Deputeti Agron Malaj e ka paditur për një deklaratë në fushatën e 11 majit

U zhvillua këtë te mërkurë seanca gjyqsore në ngarkim të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili është paditur nga Agron Malaj për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht”. Avokati i deputetit demokrat Xhelal Mziu ka pretenduar në seancë se deklarata e dhënë nga klienti i tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka qenë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat. Marash Logu i kërkoi prokurorisë së posaçme t’i vendosë në dispozicion informacionin se në çfarë faze ndodhet hetimi që ka nisur për ngjarjen në Maqellarë dy ditë para zgjedhjeve. Ndërsa pala që mbron në këtë proces Agron Malajn, sot deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në...