Në 2024 nga skema e TVSH-së u çregjistruan 598 OJF, vetëm 4 përfituan rimbursim projektesh

Sektori jofitimprurës i shoqatave apo fondacioneve në 2024 është përballur me sfida, veçanërisht me çregjistrimit nga skema e TVSH dhe vështirësitë në përfitimin e rimbursimit të projekteve.Sipas të dhënave të administratës tatimore gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 208 Organizata Jofitimprurëse (OJF) të reja si tatimpagues aktivë.Nga të dhënat zyrtare, numri total i OJF-ve të regjistruara në skemën e TVSH-së me status aktiv është 189. Gjatë vitit 2024, vetëm 3 OJF janë regjistruar rishtazi për TVSH, ndërkohë që 598 organizata janë çregjistruar nga kjo skemë.Sipas ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” OJF-të janë të detyruara të regjistrohen për TVSH vetëm në rast se kryejnë aktivitet ekonomik, të tatueshëm, furnizojnë mallra ose ofron shërbime kundrejt pagesës. Në të kundërt OJF-të nuk janë të detyruara të regjistrohen në skemën e TVSh-së.Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi (të ardhurat personale), janë përgjegjësi tatimore të detyrueshme, pavarësisht natyrës së aktivitetit fitimprurës apo jo fitimprurës, çdo OJF bën pjesë në kategorinë “punëdhënës”.Për ekspertët fiskalë shkaqet e çregjistrimeve në numër të lartë të OJF-së nga skema e TVSH-së lidhen me regjistrimin gabim prej tyre në këtë përgjegjësi tatimore.Një tjetër tregues është numri i ulët i OJF që kanë përfituar rimbursimet. Gjatë gjithë vitit 2024, vetëm 4 OJF kanë përfituar rimbursim për projektet e tyre, çka sinjalizon vështirësi të vazhdueshme në aksesin në fondet publike apo në procedurat e TVSH-së për organizatat e shoqërisë civile.Sa i përket mbikëqyrjes, gjatë vitit 2024 janë ushtruar kontrolle nga administrata tatimore në 24 OJF. Ndërkohë deri në muajin janar 2025, numri total i të punësuarve në OJF është 9,875 persona. Prej tyre, 8,916 janë të punësuar me kohë të plotë dhe 959 me kohë të pjesshme.Si pajiset një OJF me NIPT në Shqipëri?Çdo organizatë jofitimprurëse (OJF) në formën e një shoqate, që dëshiron të ushtrojë veprimtari në përputhje me legjislacionin shqiptar, duhet të pajiset me një NIPT (Numër Identifikimi për Personin Tatimor). Më poshtë janë hapat dhe kushtet për këtë proces.Për t’u pajisur me NIPT (Numër Identifikimi për Personin Tatimor) për një Organizatë Jofitimprurëse (OJF) në formën e një shoqate në Shqipëri, duhet të ndiqen disa hapa të qartë dhe të strukturuar. Ja një përmbledhje e procedurës, kritereve dhe afateve sipas sqarimeve të tatimeve:Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim si OJF (Shoqatë)Akti i Themelimit – Dokument që përmban të dhëna për themeluesit, qëllimin, emrin dhe adresën e shoqatës.Statuti i Shoqatës – Përshkruan mënyrën e funksionimit, organet drejtuese, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve.Vendimi i Asamblesë Themeluese – Për zgjedhjen e organeve drejtuese.Dokument identifikimi i themeluesve – Kartë identiteti ose pasaportë.Mandat pagesë për tarifën gjyqësore – Pagesa për regjistrimin në Gjykatë.Procedura për regjistrimin dhe pajisjen me NIPTRegjistrimi në Gjykatë: Shoqata regjistrohet në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Afati për marrjen e vendimit nga gjykata është brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës.Pajisja me NIPT: Pas marrjes së vendimit gjyqësor dhe certifikatës së regjistrimit, OJF-ja duhet të regjistrohet në Administratën Tatimore.Kjo bëhet online përmes portalit eAlbania, në rast të kundërt paraqitesh në DSHT Tiranë.Duhet të ngarkohen dokumentet e regjistrimit dhe të plotësohet formulari për regjistrim tatimor.Pajisja me fjalëkalim për deklarime tatimore:Pas pajisjes me NIPT, OJF-ja merr një fjalëkalim për akses në sistemin e deklarimeve elektronike.Kush mund ta nisë procedurën? Individët themelues të shoqatës ose një përfaqësues ligjor i autorizuar me prokurë. Mund të jetë edhe një avokat ose një konsulent ligjor që vepron në emër të themeluesve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.