Dosja e inceneratorëve, zgjaten dhe tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Dosja e inceneratorëve, zgjaten dhe tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj janë zgjatur edhe me tre muaj të tjerë. Pas vendimit të fundit për shtyrje që u mor në qershor, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një tjetër afat deri në nëntor, me qëllim thellimin e hetimeve lidhur me dosjen ndaj tij. Kjo është hera e pestë që hetimet ndaj Ahmetajt marrin një shtyrje nga SPAK, ndërsa data përmbyllëse aktualisht është caktuar 23 nëntori. Kërkesa për zgjatje është argumentuar nga Prokuroria me faktin se ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga letër-porositë e dërguara jashtë vendit, të cilat janë të domosdoshme për ecurinë e hetimeve, raoporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Në këtë kontekst, organi i akuzës ka vendosur të vijojë me hetime të mëtejshme për të mbledhur të gjitha...