Visar Zhiti: Kam qenë student në Shkodër dhe u dashurova me Kështjellën dhe Liqenin…

Visar Zhiti: Kam qenë student në Shkodër dhe u dashurova me Kështjellën dhe Liqenin…

Visar Zhiti Visar Zhiti: Fjalë të miat dhe fytyra ime prej Shkodre – monolog i pakët – Përse m’u desh të kërkoja në Dosjen e dikurshme, ç’ishte ky emocion elegjiak murimi, por dhe një ndjesi shkëputjeje, shkundje pluhuri, ngritje tjetër në jetë nën një shi të bardhë… …kam qenë student në Shkodër dhe u dashurova me Kështjellën dhe Liqenin, kështu e ndjeja, me vjeshtën, i dija rrugët se ku mbusheshin më bukur me gjethe dhe shkelja mbi pirgje ari si më i pasuri në botë, pa asnjë lek në xhep, më pëlqenin puset, Markata të dielën dhe Teatri, por asnjë dramë deri në fund, doja dhe auditorin e madh, gjuhën më shumë, sidomos te vajzat, shiun, që, kur niste, s’dinte të mbaronte dhe këpucët që më...