“Mos dilni të votoni”, thirrja e Menduh Thaçit për shqiptarët: Ja çfarë e pret qeverinë e RMV pas zgjedhjeve lokale

“Mos dilni të votoni”, thirrja e Menduh Thaçit për shqiptarët: Ja çfarë e pret qeverinë e RMV pas zgjedhjeve lokale

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, në  intervistë për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla analizoi pulsin dhe klimën politike në vendin fqinj.  Ai paralajmëroi se qeverinë në Maqedoninë e Veriut e pret i njëjti fat me atë të Albin Kurtit, ku qeveria e drejtuar prej tij u ndëshkua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ndërprerje të dialogut.  Kjo ngrirje raportesh shpreh Thaçi pritet të finalizohet pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit, që mbahen në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij,  ndërkombëtarëve u ka mbaruar durimi me pushtetarët në Maqedoninë e Veriut.  Ai theksoi se PDSH-ja do t’u bëjë thirrje votuesve që të mos dalin në votime.  Pjesë nga intervista e Menduh Thaçit:  Menduh Thaçi: Pa diskutim, pa diskutim. Dhe mendoj se kjo është një çmenduri të cilës i...