Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve. Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna...