Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ragip Gila, vrasës me pagesë? Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me 2 viktima dhe 2 të tjerë të plagosur dhe që patën në shënjestër, vëllain e Denis Bajrit, Erogen Vaso (Bajrovic). Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna të dosjes së policisë sipas së cilës, në këtë masakër dyshohet se bashkëpunëtor i Ragip Gilës të jetë Barush Bregu, që njihet edhe si Bajram Bregu si dhe një 17-vjeçar. Të dy të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, për akuzat ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Vjedhja’. Skeda kriminale e Barush Bregut është e pasur dhe ai konsiderohet si një nga eksponentët më problematik të botës së krimit. Bregu që sipas hetuesve është lidhje...