Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA, Shërbimi Sekret: Mbi 100,000 karta SIM për sulm ndaj sistemit celular në New York
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara çmontoi një rrjet të sofistikuar pajisjesh telekomunikacioni, i cili mund të kishte ndikuar seriozisht në sistemet celulare në qytetin e New York, gjatë kohës kur liderët botërorë ishin mbledhur për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas raportimit të BBC-së, agjencia zbuloi mbi 300 serverë SIM dhe rreth 100,000 karta SIM, të cilat dyshohet se mund të ishin përdorur për qëllime keqdashëse në fushën e telekomunikacionit. Agjenti special Matt McCool deklaroi se “rrjeti kishte kapacitetin të nxirrte jashtë funksioni kullat celulare dhe potencialisht të paralizonte rrjetin telefonik të të gjithë qytetit të New Yorkut.” Pajisjet u zbuluan brenda një rrezeje prej 56 kilometrash nga selia e OKB-së, dhe hetimet paraprake treguan se pas këtij operacioni qëndronin individë dhe entitete të lidhura me shtete të huaja, të njohura...