Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vaksinimi falas kundër gripit, mjekët: Mbron nga komplikacionet
Me nisjen e fushatës së vaksinimit antigrip në 22 shtator, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, qytetarë të shumtë janë paraqitur për ta kryer falas këtë vaksinë. Vaksina antigrip, mbetet e vetmja mbrojtje për veten, familjen dhe çdo person tjetër që është i ekspozuar ndaj virozave që qarkullojnë me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcolli sot thirrjen e tri mjekeve në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në kryeqytet. Mjekja Natasha Çela pranë Qendrës Shëndetësore Nr.1 në Tiranë u shpreh se me hyrjen e vjeshtës shtohen problematikat e virozave stinore. Për këtë arsye, sipas saj, MSHMS i siguron falas qytetarëve vaksinimin. “Vaksinimi i personave të moshës mbi 50-60 vjeç. Të gjithë pacientët që kanë sëmundje imune apo probleme kardiovaskulare...