Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pacientja shtatzënë kishte dhimbje, i sugjerova paracetamol”, gjinekologia tregon frikën e shtatzënisë për autizmin
Shumë shqetësuese i ka cilësuar mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump i cili u kërkoi grave shtatzëna të shmangin përdorimin e paracetamolit. Në studio, mjekja tha se paracetamoli është alternativa më e sigurt për gratë shtatzëna në rastet kur ato kanë dhimbje, pasi në bazë të studimeve alternativa të tjera kanë treguar që kanë efekte anësore. “Deklarata të tilla janë shumë shqetësues jo vetëm për pacientët e qytetarët por edhe për ne si mjekë se ne përballemi me pacientët dhe sidomos te gratë shtatzëna që ne nuk duam të përdoret asnjë lloj mjekimi, pro kur është e nevojshme për shkak të problematike shëndetësore atëherë çfarë do të përdorim edhe gratë shtatzëna mund të sëmuren dhe të kenë temperatura dhe ne si...