Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BSH bleu dy herë valutë javën e kaluar, por Euro ngelet pranë minimumit historik
Banka e Shqipërisë realizoi dy operacione për blerje të Euros në tregun valutor javën e kaluar.Në datën 17 shtator, Banka Qendrore realizoi blerje të drejtpërdrejta, me qëllim frenimin e rënies së mëtejshme të kursit të këmbimit, në ditën kur Euro preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Shuma e blerjeve direkte të valutës, si zakonisht, nuk është bërë publike.Ndërsa më datë 19 shtator, Banka e Shqipërisë organizoi edhe ankandin e radhës, të planifikuar, për blerje të Euros, në funksion të nevojave të rezervës valutore.Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 10 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej 10 milionë eurosh. Blerjet...