Gazetari Hitaj: Prezenca e Veliajt në sallë nuk do të ndryshonte asgjë, vetëm do të sillte show

Gazetari Hitaj: Prezenca e Veliajt në sallë nuk do të ndryshonte asgjë, vetëm do të sillte show

Gazetari Arbër Hitaj deklaroi se prania e Erion Veliajt në sallën e Këshillit Bashkiak nuk do të kishte sjellë ndryshim në votimin për shkarkimin e tij. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Hitaj shtoi se prezenca e kryebashkiakut do të sillte show në dëm të tij. Gazetari nënvizoi se kjo situatë është bonus që po i jepet opozitës për zgjedhjet. “Nuk mendoj se po të ishte Veliaj në sallë do të ndryshonte diçka. Madje do të ishte një shoë që do të ishte më në dëm të Veliajt. I kam parë të gjitha palët të sekëlldisur. Kjo situatë u bë nga SPAK, jo nga denoncimet e PD. Kjo është edhe një përgjigje ndaj opozitës që ato që thoni ju nuk janë...