“Dola për nevoja personale”, këshilltari i PS tregon arsyen pse nuk votoi për shkarkimin e Veliajt

“Dola për nevoja personale”, këshilltari i PS tregon arsyen pse nuk votoi për shkarkimin e Veliajt

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka sqaruar arsyet pse nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. I ftuar në një emision televiziv, Muharremi tha se mungesa e tij ishte një rastësi dhe jo një qëndrim politik. “Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, e cila ka kërkuar që Tirana të shkojë në zgjedhje dhe të ketë një kryetar të ri, u mblodh grupi i këshilltarëve socialistë. Unë kam qenë një nga firmëtarët për mbledhjen e jashtëzakonshme për Veliajn. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, pasi mbajta fjalën time, mendova se fjala do t’i kalonte kryetarëve të grupeve, siç ndodh zakonisht. Për nevoja personale dola për pak minuta dhe kur u ktheva, votimi kishte përfunduar,” shpjegoi...