Këtë të martë në emisionin “Real Story” në ABC News, ishte i ftuar Menduh Thaçi, politikan i vjetër dhe kryetar i Partisë Demokratike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai foli për një sër çështjesh që prekin interesat e shqiptarëve dhe jo vetëm. Ndërsa foli për partinë VMRO-DPME dhe figurën e Ali Ahmetit i cili është parë më ‘simbolikë’, për të kjo simbolikë, kohët e fundit është ‘shkërmoqur’. Edhe pse e cilëson si të rëndë këtë mënyrë të shprehurit, por Menduh Thaçi, shprehet më tej se shuma të drejta nuk janë realizuar.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: z.Thaçi, ju vutë shenjën e barazimit në vlefshmëri mes qeverisjes aktuale dhe qeverisjes së mëparshme të koalicionit shqiptar ku ishte z.Ali Ahmeti.
Menduh Thaçi: Jo, ky është problemi që duhet të kuptohet në Kosovë dhe në Shqipëri. Qeverisja, duhet.. rezultatet duhet të maten me korrektësi, qeverisja e z.Ahmeti me VMRO-DPME, nëntë vite e gjysmë vetëm për të keq mund të ketë dalluar prej kësaj qeverisje.
Sokol Balla: Pra, thoni ka qenë më keq?
Menduh Thaçi: Më keq! Qeverisja e z.Ahmeti me LSDM të majtën maqedonase, e cila e bëri kompromisin kapital, ndryshoi emri. Nuk është korrekte të krahasohet me këtë qeverisje.
Sokol Balla: Pra ju thoni duhet bërë krahasimi kur kanë qeverisur …
Menduh Thaçi: Me të njëjtin partner
Sokol Balla: Po pse ndodh kjo sipas jush? Çfarë po ndodh me figurën e z.Ahmeti e cila mbetet një figurë simbolike, të paktën ne kështu e perceptojmë nga Tirana.
Menduh Thaçi: Kohët e fundit kjo simbolikë gati sa është shkërrmoq, është dërrmuar. Ndoshta ky është fjalor i rëndë, por faktet flasin vetë. Se z.Ahmeti para 24 vjetëve, erdhi dhe tha ‘ju çlirova, ju sigurova përdorimin e gjuhës shqipe, I keni të gjitha të drejtat’, besoj do pajtoheni që pas 24 viteve nuk mund të thotë ‘ja u morën këto të drejta brenda natës’. Për shkak, se të drejtat e fituara në politikë..
Sokol Balla: Në fakt, kështu ndodhi apo jo ? Apo ka diçka që nuk thuhet?
Menduh Thaçi: Jo, nuk është.. Ligji që ai përmend për përdorimin e gjuhës shqipe është në shaka me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Të gjithë ekspertët por edhe njerëzit, gazetarë analistë, që iu intereson kjo sa është e vërtetë, vetëm le të hapin website dhe të shohin ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni dhe ligjin e përdorimit të gjuhës serbe në Kosovë. Këtu vërehet dallimi, se nuk ofrohet as afër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Disa gjëra në kuadër të marrëveshjes, nëse ju nuk i realizoni në kohë në afat të caktuar ato kalojnë si ushqimi që është me afat të skaduar. Marrëveshja e Ohrit, nëse 25 vite duhet që të flitet pa ndërprerë se përfaqësimi i drejtë, dhe proporcional i shqiptarëve ende ka ngelur i parealizuar, flet për pafuqinë, paaftësinë apo edhe padëshirën e z.Ahmeti për t’i realizuar këto të drejta. Do t’ju them një simbolikë, andej nga ne i thojnë Tita, në Shqipëri i thonë Tito. Ka qenë 35 vjet në pushtet, z.Ahmeti 24 vjet dhe tani pas 24 vjetëve të thuash që brenda natës u hoqën këto të drejta është vetëm një tentim, sipas meje, mashtrim për rikthim. Të drejtat që ti i fiton realisht mund të hiqen vetëm në diktaturë, me luftë. Nuk mund këta të drejta të hiqen dhe bashkësia ndërkombëtare të jetë e heshtur. Kjo thuhet edhe për një arsye tjetër që të mbulohet një mangësi e madhe për parinë e z.Ahmeti dhe z.Ahmeti. Ai ka humbur tërësisht mbështetjen e Perëndimorëve. Dhe ne nuk duhet të sillemi si ata që nuk kuptojnë se çfarë ndodh përreth nesh. Kjo qeveri, ende dhe këta grupe të vogla partish të shqiptarëve janë në qeverisje për shkak të zhgënjimit të pafund, të amerikanëve dhe evropianëve me politikën e z.Ahmeti. Tani po dal të flasim për ne. Ne një kohë të gjatë, që kur është paraqitur në skenë z.Ahmeti kemi lënguar politikisht për shkak se ai gjithmonë e valëviste flamurin se unë ju kam çliruar dhe unë po them sot se ai vetëm me idenë sublime të çlirimit apo kryengritjes së një populli e ka kompromentuar dhe e ka korruptuar. Nuk e di, rrezikoj që të keqkuptohem por dua të jem shumë i sinqertë. E dini kur dikush, i thotë popullit që të kam çliruar, dhe ti ofrohesh me këta veprime politike me këtë protestë politike me këtë angazhim ne do të arrijmë që të drejtat tona t’i rrisim në një nivel më të madh. Ai plaku, dhe ai i riu që të dëgjon thotë, ‘ne me luftë nuk u bëmë.. ishte një manipulim, kaloi një kohë shumë e gjatë’. Në anën tjetër, ardhja e z.Ahmeti solli me vete edhe fenomene që i ka tranzicioni por ato fenomene janë shumëfishuar, dmth rrotullimin me kokë poshtë siç thash përpara të sistemit të vlerave. Devastim, shkatërrim të sistemit të arsimit.
“Marrëveshja e Ohrit’, përfaqësimi i shqiptarëve i parealizuar”/ Thaçi: Figura e Ahmetit ‘u shkërmoq’, humbi mbështetjen e..
