Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete. Origjina e tyre ngriti dyshime dhe autoritetet ndërhynë menjëherë, duke i sekuestruar. Ndërkohë, sot u zbulua se ora ishte false. (lexo këtu). Ndërkohë, reperi Noizy, nuk ka humbur rastin për të reaguar. Që pas publikimit të ngjarjes, ai ka bërë disa postime thumbuese në Instagram, duke aluduar se orët e Mozzik nuk ishin origjinale. “S’di ka t’ja nis”, të cilës i ka shtuar edhe një emoji duke qeshur. Ky postim është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e lidhën menjëherë me situatën e Mozzik, duke ndezur edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve të njohur...