Një figurë e re në drejtësinë e Elbasanit/ Emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë (Emri)

Një figurë e re në drejtësinë e Elbasanit/ Emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë (Emri)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve ka zgjedhur Elis Dinen në postin e Zëvendës Kryetarit të kwsaj gjykate. Dine vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në sistemin gjyqësor dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e parimeve të drejtësisë, integritetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Kolegët e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i uruan suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja dhe garantimin e një administrimi gjyqësor transparent, efikas dhe të pavarur.