Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në Mifol të Vlorës, digjen parcela me ullinj dhe kullota
Një sipërfaqe me ullinj është përfshirë nga flakët këtë të martë në fshatin Mifol, njësia administrative Novoselë, Vlorë. Sipas informacioneve të para, nga zjarri është djegur një parcelë me ullinj dhe një sipërfaqe toke përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa sipërfaqja e djegur raportohet të jetë e konsiderueshme.