Sondazhet në Gjermani, bie popullariteti i Merz, AfD lë pas konservatorët

Një sondazh i ri i publikuar sot nga grupi RTL/ntv dhe realizuar nga instituti Forsa ka tronditur skenën politike gjermane: partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e para me 27%, duke lënë pas konservatorët (CDU/CSU) me 25%.
Në vend të tretë qëndrojnë Socialdemokratët (SPD), pjesë e koalicionit qeverisës, me vetëm 13%.
Ky rezultat vjen pas një serie sondazhesh të javëve të fundit ku AfD dhe konservatorët dilnin të barabartë. Por këtë herë, AfD ka fituar një avantazh prej dy pikësh, ndërsa konservatorët kanë mbetur në të njëjtat nivele si më parë.

Ndërkohë, popullariteti i kancelarit Friedrich Merz ka rënë ndjeshëm – vetëm 28% e të anketuarve shprehen të kënaqur me performancën e tij, niveli më i ulët që prej marrjes së detyrës. Pakënaqësia është veçanërisht e fortë në radhët e komunitetit të biznesit, i cili ka shprehur shqetësime për drejtimin ekonomik të vendit.
Rënia e përgjithshme e koalicionit qeverisës
Në përqindjet e preferencës së votës:
Konservatorët (CDU/CSU): 25%
Socialdemokratët (SPD): 13% (rënë me 1 pikë)
Të Gjelbrit: 11% (rënë me 1 pikë)
E Majta: 11%
Liberalët (FDP): 3% – nën pragun elektoral
Aleanca e Sahra Ëagenknecht (BSË): poshtë pragut prej 5%
Ekonomia në fokus – qytetarët pesimistë për të ardhmen
Sondazhi reflekton edhe pakënaqësinë e qytetarëve me situatën ekonomike. 64% e të anketuarve besojnë se ekonomia do të përkeqësohet, krahasuar me vetëm 40% që kishin këtë mendim pas zgjedhjeve të shkurtit. Ndërsa ata që mbajnë një qëndrim optimist për të ardhmen ekonomike janë vetëm 15%, nga 26% në mars.
Merz mungon në OKB – strategji apo rrezik politik?
Pak ditë para publikimit të këtij sondazhi negativ për të, kancelari Merz vendosi të mos marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 80-të të OKB-së në Neë York. Në vend të kësaj, ai qëndroi në Berlin për të ndjekur nga afër diskutimet për buxhetin shtetëror të vitit 2026.
Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do ta ndihmojë apo dëmtojë më tej në sondazhet e ardhshme. Instituti Forsa do të publikojë të martën e ardhshme një tjetër matje të opinionit publik.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *