Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump në OKB: Njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamas
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta bëjnë këtë”. Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme dhe aleate kanë njohur ditët e fundit shtetin palestinez. “Ky do të jetë një shpërblim për mizoritë e Hamasit”, tha Trump para OKB-së. Trump u shpreh se ata që duan paqe, duhet të bashkohen në një mesazh: Të lirojnë pengjet tani! Ai ka shtuar se nuk do ta harrojnë kurrë 7 tetorin e vitit 2023, kur Hamas ka sulmuar jugun e Izraelit, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë.