Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Rama mbron bandat e drogës, kryeministri nuk shkoi dot në New York, iu anuluan takimet
Partia Demokratike do të shfrytëzojë mbledhjen e Parlamentit nesër për të kërkuar përsëritjen e votimit për programin politik dhe qeverinë Rama javën e kaluar. Mbledhja e Grupit Parlamentar demokrat zgjati rreth 1 orë dhe kryetari i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin se mbështet bandat që merren me trafikun e lëndëve narkotike. “Le të thotë çdo lavdërim, çdo gjë. Unë e garantoj se po mbron një kryetar të një organizate kriminale. Ndaj dhe ai në parlament sillet sikur të ishte Franc Çopja, sikur të ishte Çela, Elvis Doçi apo me radhë. Asnjë dallim nuk kanë qëndrimet e tyre ndaj rregullave dhe demokracisë”, tha Berisha. Sipas Berishës, mungesa e kryeministrit Edi Rama në New York nuk është rastësi. “Nuk shkoi dot në New York. Kishte fiksuar dreka...