Zhani Ciko: Festivali i Këngës, ngjarja që ndryshoi fytyrën e muzikës shqiptare

Zhani Ciko: Festivali i Këngës, ngjarja që ndryshoi fytyrën e muzikës shqiptare

Në studion e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, maestro Zhani Ciko foli për rëndësinë e historike të Festivalit të Këngës, duke rikujtuar atmosferën e veçantë dhe ndikimin që ky festival ka pasur në jetën artistike shqiptare. Maestro Ciko theksoi se ky festival ishte një “bum” artistik në vitet e para të organizimit, që ndryshoi gradualisht imazhin e këngës shqiptare, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme publike dhe televizive. “Populli është kronika e gjallë e jetës, dhe ato njerëz që akoma sot jetojnë janë ato që nuk i harrojnë mbresat e para. E ndoqa kolegun tim Jetmir Barbullushin i cili tregoi se e ndiqnin nga radio Festivalin e Këngës, ku festivali ishte një “bum” artistik në atmosferën e atyre viteve. Populli e priti shumë mirë,...