Frida Kahlo: Qysh se jam dashunu n’ty, kam rifillu me jetu…

Frida Kahlo: Qysh se jam dashunu n’ty, kam rifillu me jetu…

Letra e dashnisë së Frida Kahlos për të dashtunin e saj Josè Bartoli: Për ty kam rifillue me jetu, me pikturu, me kenë e lumtun, me hangër ma mirë për me kenë e fortë, që ti të më gjesh ma të bukur, pak a shumë siç isha para do kohëve […]I jemi Bartoli-Jose-Giuseppe-…deshta me të thanë që e gjithë qenia jeme asht e hapun për ty. Qysh se jam dashunu me ty, gjithçka ka ndryshue dhe asht përplot me bukuri.Due me t’i dhanë ngjyrat ma të bukura, due me të puthë.Kishe dashtë me pa prej syve tuej, me ndigjue me veshët tuej, me ndje me lëkurën tande, me puthë me gojën tande. Me të pa prej poshtë, due me kenë hija jote, lindun prej thembrës...