Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

Transfertat e brendshme bankare në Euro janë në rritje të shpejtë edhe për këtë vit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej afërsisht 250 mijë transferta kombëtare në Euro.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 21%.Rritja është në nivele të përafërta edhe në vlerën e transaksioneve. Për 8-mujorin e vitit 2025, vlera totale e transaksioneve ka arritur në 3.94 miliardë euro, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Të dhënat e transfertave të procesuara në sistemin AIPS Euro janë një indikator për nivelin e lartë të përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike dhe...