‘Sulmi ndaj deputetit Xhelal Mziu, akt terrorist’, Berisha: Heshtja mortore e autoriteteve tregon se pas tij qendron…

‘Sulmi ndaj deputetit Xhelal Mziu, akt terrorist’, Berisha: Heshtja mortore e autoriteteve tregon se pas tij qendron…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi edhe një herë sot aktin e sulmit me lëndë plasëse ndaj banesës së deputetit Xhelal Mziu, ish-kryebashkiak i Kamzës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë. Deklarata u bë sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. “Së pari dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, aktin terrorist ndaj deputetit të PD dhe heshtjen mortore të autoriteteve ç’ka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij. Aktin terrorist ndaj Xhelal Mziut”, tha kreu i selisë blu. Më tej ai garantoi se këto sulme nuk do e mposhtnin dot opozitën dhe e cilësoi sulmin si terrorist. “Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të...