BQE: Punë nga shtëpia, por jo pagë më e ulët për europianët

Shumica e europianëve nuk do të pranonin një ulje të ndjeshme të pagës vetëm për të punuar disa ditë nga shtëpia, sipas Bankës Qendrore Europiane (BQE).Mesatarisht, punonjësit do të toleronin një reduktim prej vetëm 2.6% të pagës për të punuar dy ose tre ditë në javë nga shtëpia, thuhet në një raport të publikuar së fundmi.Punë nga shtëpia, pa kompromis financiar për europianëtBurimi: ECBTë dhënat, të mbledhura nga Anketa mujore e Pritshmërive të Konsumatorit të BQE-së, tregojnë se 70% e të anketuarve nuk do të pranonin asnjë ulje të pagës për të punuar nga shtëpia. Rreth 13% do të pranonin një reduktim nga 1%-5%, ndërsa 8% do të pranonin një ulje nga 6%-10%.Megjithë përpjekjet e kompanive për t’i kthyer punonjësit në zyrë pesë ditë në javë, prania në ambiente pune mbetet më e ulët se nivelet para pandemisë.Të dhënat e Eurostat tregojnë se pjesa e punonjësve 20-64 vjeç, që punuan të paktën një herë nga shtëpia në vitin 2024 ishte 22.4%, gati dyfishi krahasuar me vitin 2019.“Ne gjejmë një variacion të madh në gatishmërinë për të pranuar ulje page mes modeleve të ndryshme të punës nga shtëpia,” shkruajnë ekonomistët António Dias da Silva dhe Marco Weissler në raport.Sipas tyre, ata që aktualisht punojnë nga shtëpia më shpesh janë më të prirë të pranojnë një ulje më të lartë të pagës për të ruajtur këtë mënyrë pune – mesatarisht deri në 4.6%.“Ndërsa ata që punojnë nga shtëpia vetëm një ditë në javë do të pranonin një ulje prej vetëm 1.6%,” theksohet në raport. / Bloomberg, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.