Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherr me thika mes infermierëve tek ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre
Një sherr ka ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Policia bën me dije se dy persona janë përfshirë në konflikt që ka përfunduar në përdorimin e thikës. Sipas ‘bluve’ të kryeqytetit, një 32-vjeçar ka qëlluar me thikë një punonjës i spitalit. “Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.