Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump e shpall Antifa-n një organizatë terroriste
Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që e përcakton Antifa-n, grupin antifashist të ekstremit të majtë, si një organizatë terroriste. Vendimi vjen vetëm një javë pasi Trump tha se do ta nënshkruante urdhrin pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk. Shtëpia e Bardhë e cilësoi vrasjen e Kirk një shembull të dhunës politike të krahut të majtë, megjithatë, hetuesit nuk kanë konfirmuar nëse vrasësi i dyshuar i përkiste ndonjë ideologjie të veçantë. Ata vetëm kanë thënë se autori i vrasjes, Tyler Robinson, ishte politikisht i zemëruar dhe nuk ishte dakord me pikëpamjet e Kirk. Sakaq, urdhri ekzekutiv i firmosur nga Trump udhëzon agjencitë federale “të hetojnë, ndërpresin dhe çmontojnë çdo operacion të paligjshëm” të kryer nga çdo person i përfshirë në lëvizjen Antifa. Urdhri ekzekutiv i...