50 mijë automjete “ngecin” në kontrollin teknik, ja arsyet

50 mijë automjete “ngecin” në kontrollin teknik, ja arsyet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 206.822 mjete, nga të cilat 86.5% përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende. Gjithashtu, 6.2% përbehen nga kamionë; 4.2% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkjo; 1.7% autobusë, si dhe 0.4% përbëhen nga mjete ndërtimi/punime toke. Shumë prej mjeteve u riparuan dhe u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie. Pjesa më e madhe e kontrolleve, mbi 72 mijë mjete janë kontrolluar pranë qendrës së DPSHTRR në Tiranë, duke reflektuar e pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Nga ana tjetër, Gjirokastra renditet...