Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hamasi ekzekuton publikisht 3 palestinezë/ U akuzuan si bashkëpunëtorë të Izraelit (Pamjet)
Një video e Hamasit duke ekzekutuar publikisht tre palestinezë të akuzuar si “bashkëpunëtorë me Izraelin” është shpërndarë në kanalet Telegram të lidhura me grupin terrorist. Videoja tregon burra të armatosur me fytyrë të mbuluar që qëndrojnë mbi tre palestinezë me sy të lidhur, të gjunjëzuar me duart e lidhura pas shpine. Duke folur para një turme që brohoriste “Allahu Ekber”, një nga personat e armatosur i përshkroi burrat si “bashkëpunëtorë që tradhtuan atdheun e tyre dhe iu bashkuan pushtimit për të vrarë popullin e tyre”. Tre palestinezët u ekzekutuan me të shtëna në kokë dhe trup. Sipas mediave ndërkombëtare, Hamasi vendosi mbishkrime në arabisht mbi trupat, të cilat shkruanin: “Tradhtia juaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Një ndëshkim i ashpër ju pret.” Portia izraelite e lajmeve Ynet raportoi se një copë...