Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Përvetësoi puset e naftës”, Beqiri: Ja korrupsioni i Albana Vokshit dhe lidhja e saj me Sali Berishën
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”, i cili është edhe denoncuesi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në kallëzim, me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj. Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në Ora e Fundit, nw ABC News, ka parashtruar se ku konsiston korrupsioni i Albana Vokshit. Ai theksoi se bashkëshorti i saj ka përvetësuar puset e naftës dhe...