Opera “Meladramma AI” e kompozitores shqiptare Olsa Toqi, premierë në Kanada

Opera “Meladramma AI” e kompozitores shqiptare Olsa Toqi, premierë në Kanada

Kompozitorja shqiptare Olsa Toqi shënoi një tjetër sukses ndërkombëtar me operën e saj më të re, “Meladramma AI”, e cila u vu në skenë më 21 shtator, në teatrin historik Regent Theatre në Oshawa, Kanada. Premiera u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke shënuar një moment historik në skenën operistike kanadeze si vepra e parë që integron plotësisht Inteligjencën Artificiale,përfshirë animacione të krijuara në kohë reale dhe elementë multimedialë interaktivë. Vepra u soll në skenë me interpretimin e jashtëzakonshëm të sopranove Lindsay McIntyre, Stephanie DeCiantis, Jonelles Sills dhe Reilly Nelson. Një ide novatore me bazë shkencore Koncepti i operës lindi nga një bashkëbisedim mes kompozitores Olsa Toqi dhe Dr. Carolyn McGregor, dekane e Ontario Tech University dhe bashkëpunëtore në projekte të NASA-s. E...